Plani i tifozëve kroatë ishte publikuar në Facebook (FOTO)

Tifozët e Kroacinë kishin paralajmëruar në rrjetin social Facebook se do  të hedhin fishekzjarrë në fushë në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë.

Sport

18/06/2016 08:56

Kroacia ka një problem të madh pas ndërprerjes së përkohshme të ndeshjes kundër Republikës çeke pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë nga sektori i tifozëve të tyre.

Por, pas lajmeve se ata shprehën pakënaqësinë ndaj Federatës së Futbollit të Kroacisë, vjen një tjetër lajm interesant.

Ata kishin paralajmëruar në rrjetin social Facebook se do  të hedhin fishekzjarrë në fushë në ndeshjen kundër Republikës së Çekisë, raportojnë mediat kroate, përcjell “Lajmi.net”.

Në profile të ndryshme në Facebook, tifozë të grupeve BBB dhe Torcida kishin paralajmëruar se do ta ndërprenë ndeshjen.

Ashtu edhe ndodhi, ani pse dueli vazhdoi më pas.

Por, Kroacia është në pritje të një vendimi nga UEFA, e që mund të jetë edhe përjashtim nga “Euro 2016”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.