A ju kujtohet Rrahmani? Nuk u ftua nga De Biasi por …
Mediat kroate dhe më konkretisht gazeta “Sportcom.hr” raporton se për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar ka hyrë në garë edhe Hajduku i Splitit.
Sport
Amir Rrahmani mund të ndërrojë skuadër por jo qytet.
Mediat kroate dhe më konkretisht gazeta “Sportcom.hr” raporton se për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar ka hyrë në garë edhe Hajduku i Splitit.
Drejtuesit e klubit të famshëm kroat e pëlqejnë së tëpërmi Rrahmanin, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit që edhe ishte edhe i pari për të në kampionatin kroat me fanellën e Rnk Splitit.
Mbrojtësi shqiptar luajti një rol shumë të rëndësishëm te skuadra e trajnerit Sablic sezonin e kaluar dhe me të drejtë falë paraqitjeve të tij shumë të mira, 22-vjecari nga Prishtina ka ngjallur interesin e disa klubeve shumë prestigjoze përfshirë këtu edhe atë të gjermanëve të Wolfsburgut.
“Sportcom.hr” bën me dije se për kartonin e ish lojtarit të Partizanit, drejtuesit e Rnk Splitit kërkojnë 2 milionë Euro, shifër disi e lartë kjo për arkat e Hajdukut.
Në sezonin që ka vetëm pak javë që është mbyllur 22-vjecari shqiptar zhvilloi në total 34 ndeshje në kampionatin kroat me Rnk Splitin duke realizuar dhe 1 gol, përcjell “SuperSport.al”.
Amir Rrahmani i cili ishte pjesë e listës provizore prej 27 emrash të grumbulluar nga trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi përpara Euro 2016, por që në fund nuk mundi të ishte pjesë e europianit, verën e kaluar u transferua me parametër 0, nga Partizani te skuadra kroate, por tashmë shitja e tij mund tu sjellë arkave të Rnk Splitit plot 2 milionë Euro.
Ndoshta nuk është e thënë që te kjo skuadër të luajnë njëkohësisht dy futbollistë shqiptarë sepse në momentin që u largua Cikalleshi, u afrua Rrahmani ndërsa tashmë që pjesë e Rnk Splitit është bërë Elis Bakaj, mund të largohet 22-vjecari nga Prishtina.