Bilic: Për këtë arsye tifozët e Kroacinë e ndërprenë ndeshjen
Menaxheri i West Hamit, Slaven Bilic ka shpjeguar arsyen pse tifozët e Kroacinë e ndërprenë përkohësisht ndeshjen me Republikën çeke duke hedhur fishekzjarrë në fushë.
Sport
Slaven Bilic ka shpjeguar arsyjen pse tifozët e Kroacinë e ndërprenë përkohësisht ndeshjen me Republikën çeke duke hedhur fishekzjarrë në fushë.
Menaxheri i West Hamit, ish selektor i Kroacisë ka thënë se problemet e mëdha në vend janë përcjell edhe në futboll.
“Është e dhimbshme të flasim për gjëra që nuk kanë lidhje me futbollin, por është e vërtetë se ne kemi një problem të tillë”, u shpreh ai gjatë një transmetimi ku ishte i ftuar si mysafir, përcjell “Lajmi.net”.
“Kjo ka ndodhur edhe në Milano, por ka filluar para 7-8 vjetësh. Shumë tifozë janë kundër Federatës dhe fatkeqësisht ndodh kjo. Vazhdimisht paguajmë gjoba, na është bërë normale që të luajmë para tribunave të zbrazëta. Sigurt jemi sponsori më i madh i UEFA-së”, shtoi ai.