“Euro 2016”, sot na pret një super ndeshje

Portugalia takohet me Austrinë në kryendeshjen e ditës së sotme në “Euro 2016”.

Sport

18/06/2016 08:18

Portugalia kërkon fitoren e parë në “Euro 2016”.

Por, nuk do ta ketë aspak të lehtë.

Cristiano Ronaldo me shokë ndeshet me Austrinë në kuadër të Grupit F, në ballafaqimin e skuadrave që dëshirojnë të kthehen në rrugën e duhur, pas zhgënjimeve në takimet e para, përcjell “Lajmi.net”.

Portugalia barazoi me Islandën 1:1.

Kurse, Austria e pësoi edhe më keq duke u mundur nga Hungaria me rezultat 2:0.

Andaj, sonte nga ora 21:00 na pret një duel i nxehtë. Para tyre, në ora 15:00, Belgjika ndeshet me Republikën e Irlandës në Grupin E.

Kurse, në atë F, Hungaria takohet me Islandën nga ora 18:00.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.