Çeki-Kroaci, a e dini se çfarë vendimi mori fillimisht gjyqtari Clattenburg?
Gjyqtari kryesor i ndeshjes Çeki-Kroaci, Mark Clattenburg, kishte marrë fillimisht vendim që ta ndërpresë ndeshjen.
Sport
Referi anglez, këtë vendim fillimisht e mori pas hedhjes së fishekzjarreve në fushën e lojës.
Mediat britanike shkruajnë që gjithçka ndryshoi pas insistimit të vazhdueshëm të zyrtarëve të ndeshjes dhe incidenti shpëtoi me zbrazje të tribunës, përcjellë “Lajmi.net”.
Për shkak të sjelljeve jo-sportive të huliganëve kroatë, Kroacia pritet të dënohet nga UEFA.