Shaqiri ishte idhull i tifozëve të Zvicrës, por shikoni çfarë i kanë bërë sot? (FOTO)

Xherdan Shaqiri nuk është duke kaluar një aventurë të mirë në “Euro 2016”.

Sport

17/06/2016 11:06

Xherdan Shaqiri ishte zakonisht një prej futbollistëve më të dashur për tifozët e Zvicrës.

Por, situata ka ndryshuar.

E përditshmja zvicerane “Blick” ka krijuar një sondazh me pyetjen: A duhet Xherdan Shaqiri të jetë rezervist në ndeshjen kundër Francës?

Dhe, shumica e votave pajtohen se ai nuk duhet të luajë më nga minuta e parë, përcjell “Lajmi.net”.

Breel Embolo preferohet para tij në ekipin helvetik.

Shaqiri bëri dy paraqitje të zbehta ndaj Shqipërisë dhe Rumanisë në Grupin A të “Euro 2016”.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.