Gjendet regjistruesi i zërit të avionit të rrëzuar egjiptian

Një kabinë regjistruese e zërit nga avioni i kompanisë “EgyptAir” që u rrëzua muajin e kaluar është gjetur sot në Detin Mesdhe, njoftojnë hetuesit egjiptianë.

Bota

16/06/2016 16:34

BBC njofton se kutia e zezë ishte dëmtuar dhe ishte nxjerr nga uji në disa faza, transmeton Gazeta Express.

Një barkë hetimi me një robot nënujor ka qarkulluar nëpër zonën e rrëzimit të aeroplanit dhe ka dërguar foto të copave të mbetura të aeroplanit.

Avioni u rrëzua më 19 maj rrugës nga Parisi për në Kajro, duke vrarë që të gjithë 66 personat në bord.

Ende nuk është e qartë çfarë e ka shkaktuar rrëzimin e avionit.