Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje në mes të SHBA, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës për të ndërtuar tubacionin e gazit të quajtur “Southern Interconection”. Ky projekt ka të bëjë me gazin e lëngshëm amerikan, që sipas ambasadës amerikane forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë…

Lajme

28/04/2026 18:16

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar se është arritur një marrëveshje në mes të SHBA, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovinës për të ndërtuar tubacionin e gazit të quajtur “Southern Interconection”.

Ky projekt ka të bëjë me gazin e lëngshëm amerikan, që sipas ambasadës amerikane forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë nga gazi rus.

“Një epokë e re për sigurinë energjetike në Ballkanin Perëndimor ka filluar. Shtetet e Bashkuara, Kroacia dhe Bosnja dhe Hercegovina nënshkruan një deklaratë qëllimi për të mbështetur tubacionin e gazit Southern Interconnection – një projekt transformues që i jep BeH qasje të drejtpërdrejtë në LNG të besueshëm. Ky partneritet forcon pavarësinë energjetike dhe i jep fund varësisë nga gazi rus”, ka shkruar Ambasada.

Marrëveshje për gazin LNG ka arritur sot edhe Shqipëria.