Gjuriq: Brukseli duhet të reagojë, pas deklaratave të Prishtinës për Asociacionin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se Brukseli duhet të reagojë ndaj, siç është shprehur, përpjekjeve të Prishtinës zyrtare për të shtyrë formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe.

Lajme

16/06/2016 15:31

Ai këto komente i ka bërë pas një letre të Qeverisë së Kosovës drejtuar Brukselit, ku thuhet se formimi i asociacionit nuk do të nisë pa u zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë.

Lidhur me këtë, Gjuriq në një prononcim për mediat serbe, ka thënë se Brukseli duhet reaguar, pas këtyre reagimeve nga qeveria kosovare, transmeton lajmi.net.

“Pas deklarimeve të fundit të cilat i kemi dëgjuar nga përfaqësuesit të Prishtinës, mendoj se është e domosdoshme që të reagojnë, para së gjithash, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, saktësisht BE. Ky reaksion është i domosdoshëm për të ruajtur kredibilitetin e procesit të dialogut”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka shtuar se qeveria serbe do të vazhdojë përkujdesjen institucionale për serbët e Kosovës./lajmi.net