Edhe një sulm në Çikago, një i vrarë e 13 të plagosur
Një burrë u qëllua për vdekje dhe të paktën 13 persona të tjerë janë plagosur nga të shtëna të ndara me armë në Çikago.
Bota
Ngjarja ndodhi në mëngjesin e së mërkurës në lagjen Lawndale, thanë autoritetet policore për chicagotribune.com, njofton Klan Kosova.
28 vjeçari u dërgua në spitalin Sinai, ku edhe aty mjekët konfirmuan vdekjen e tij nga plagët e marra.
Zyrtarët policorë kishin pranuar një telefonatë se kishte të shtëna në lagjen në fjalë ku edhe nga ky rast këta të fundit gjetën të shtrirë për tokë një total prej 14 personash me plagë në kokë dhe në qafë, njofton Klan Kosova.