Ahmeti flet për rregullim të qytetit, me Teorinë e Dritareve të Thyera
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpjeguar nëpërmjet një teorie se si rregullohet qyteti.
Lajme
Ahmeti ka shkruar për Teorinë e Dritareve të Thyera të dy sociologëve amerikan, James Ëilson dhe George Kelling. Sipas Ahmetit, teoria e këtyre dy studiuesve, na mundëson të njohim më mirë shoqërinë e kryeqytetit nëse ajo i përmbahet rregullave apo jo.
“James Q. Ëilson dhe George Kelling janë dy sociologë amerikan që zbuluan teorinë e dritareve të thyera (Broken Ëindoës Theory) e cila thjeshtë thotë se kur e sheh një shtëpi me xhama të thyer që nuk janë rregulluar atëherë të tjerët shumë më lehtë i thejnë edhe të tjerat dhe e prishin edhe më tutje shtëpinë. Përkthyer në sociologji, luftimi i krimeve të vogla dhe ndjenja e rregullit që të japin ndalojnë edhe krimet e mëdha”, ka shkruar Ahmeti.
Në këtë përshkrim, ai ka postuar një fotografi nga Bregu i Diellit te banesat e bardha. “Ky gjelbërim që po shihni nuk ka qenë i mirëmbajtur dhe ka qenë i mbushur me makina te parkuara, sa që na thoshin që nuk ja vlen me provua me ringjallë sepse makinat do ta shkatërrojnë”, është shprehur Ahmeti.
Por sipas tij, duke u bazuar në teorinë e sociologëve amerikan, në Bregun e Diellit ka më pak dritare të thyera dhe si rrjedhojë, edhe më pak parregullsi.
“Sot aty nuk ka shtylla por makinat nuk parkohen. Pak drunjë, pak gjelbërim e pak mirëmbajtje dhe ky gjelbërim e jep ndjenjen e rregullit. Një xham më pak i thyer, dhe do të ketë më pak parregullsi. Qytetaret do e mirëmbajnë vetë. Sa më shumë xhama (parqe, kënde të rregulluara) dhe do të ketë më pak nevojë për investime”, ka shkruar Ahmeti. /lajmi.net