Kuvend, kërkohet ndihmë për familjen e Xhenetës
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, nga foltorja e Kuvendit, i ka bërë thirrje institucioneve që tu ofrojnë qytetarëve ambient të sigurtë.
Lajme
Ajo ka thënë se rasti tragjik, i humbjes së jetës së 3-vjeçares nga Prizreni, Xheneta Gashi, nuk duhet të politizohet por organet përkatëse duhet të bëjnë hetime që të gjendet shkaku i vërtetë i kësaj tragjedia, shkruan lajmi.net.
“Nuk guxojmë që asnjë rast ta politizojmë këtë rast. Mendoj se policia duhet të hetojë dhe të dal me përfundime dhe të dihet saktë se çfarë ka ndodhur”, tha Deliu.
3-vjeçarja, Xheneta Gashi humbi jetën, pasi u zu nën rrënojat e shtëpisë ku jetonte, e cila ishte një shtëpi e vjetër e vendosur në Qendrën Historike të Prizrenit.
Deputetja Deliu-Kodra ka kërkuar nga institucionet që të ndihmojnë nënën e Xhenetës.
“Kërkoj nga institucionet që të ndihmojnë familjen edhe pse nënës nuk mund të ja lehtësojmë dhimbjen. Mendojnë që është obligim i institucioneve që të ofrojnë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët që raste të tilla të mos ndodhin më”, ka thënë Deliu-Kodra./lajmi.net