Konjufca: Serbia me poligone ushtarake për stërvitjen e strukturave paralele
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufaca ka thënë se Serbia po ndërton poligone ushtarake në komunën e Kllokotit për të stërvitur strukturat paralele serbe.
Lajme
Ai gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, ka paraqitur disa fotografi ku shihet kryetari i komunës së Kllokotit Srecko Spasiq dhe disa zyrtarë të kësaj komunë duke ushtruar në këtë poligon, raporton lajmi.net
Konjufca ka shtruar pyetje nëse Qeveria e Kosovës është në dijeni për këtë çfarë po ndodh.
“A e dinë Qeveria e Kosovës këtë, dhe nëse nuk e dinë çfarë qeverie është kjo që nuk e dinë çka po ndodh, dhe nëse e dinë, çfarë qeverie është kjo kur Serbia ndërton poligone ushtarake ndërsa ajo merret me emërime të zëvendësministrave apo ndarjen e tenderëve”, ka thënë ndër të tjera Konjufca.