Këta janë deputetët e rinj të Kuvendit
Në fillim të seancës së sotme plenare, tre deputetë, dy nga PDK-ja dhe një nga Lëvizja Vetëvendosje kanë dhënë betimin e tyre si deputet.
Lajme
Shukri Buja, Fatmir Xhelili dhe Driton Çaushi janë deputetët më të rinj të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Buja do të zëvendësojë Enver Hoxhajn, i cili ka marr udhëheqjen e ministrisë së Punëve të Jashtme, Xhelili zëvendëson Azem Sylën, i cili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe po ashtu Çaushi zëvendëson Besnik Bislimin, i cili po ashtu ka dhënë dorëheqje nga mandati i përfaqësuesit të popullit në organin më të lart legjislativ në vend.
Çaushi nuk ka qenë i pranishëm në betimin për deputet por ai ka njoftuar Kuvendin me shkrim, që betimin e tij si deputet do ta bëj në seancën e radhës./lajmi.net