Sonte publikohet dueti Enca ft. Noizy (Foto)

Enca dhe Noizy kanë vendosur të bashkojnë forcat edhe njëherë duke sjellur një projekt të ri.

ShowBiz

15/06/2016 11:48

Bëhet fjalë për këngën e re “BowDown” e cila do të publikohet sonte në ora 19:00 në Youtube, shkruan lajmi.net.

Enca ka bërë një paralajmërim në Instagram për të gjithë ndjekësit e saj duke treguar se sonte ajo dhe Noizy publikojnë projektin e ri, pas suksesit të këngës solo të saj “Dreq”.

Në këtë klip ajo do të duket shumë provokative si zakonisht, duke nxjerrë në pah anën e saj të fortë, gjoksin.

Kënga pritet të jetë një nga hitet e kësaj vere./Lajmi.net.