Gruaja e sulmuesit të Orlandos mund të përballet me burgim
Gruaja e sulmuesit, i cili la të vrarë 49 persona në një klub të homoseksualëve në Orlando mund të përballet me burgim për shkak të lidhjes së saj me sulmin.
Bota
Prokurorët kanë mbledhur një numër të madh të jurive për të hetuar Noor Salman, gruan e Omar Mateen, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Raportohet se ajo u ka thënë policëve se kishte provuar të kontaktojë me burrin e saj para sulmit në klubin e natës ‘Pulse’.
Sulmi në Florida, ishte më i keqi në historinë e Amerikës. 53 persona mbetën të plagosur dhe 6 të tjerë janë gjendje kritike./lajmi.net