Sejdiu: Hoti po keqpërdorë detyrën zyrtare

​Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka akuzuar sërish ministrin e Financave, Avdullah Hoti, duke thënë se ende po bllokon çështjen e garancionit për autobusët në kryeqytet.

Lajme

14/06/2016 23:28

 

Ai në rrjetin social facebook, ka shkruar se më datën 18 maj,Kuvendi Komunal i Prishtinës e aprovoi vendimin të cilin me aq ngulm dhe pa asnjë arsye ligjore ose procedurale e kërkonte ministri i Financave.

Ky është postimi i Sejdiut:

Me daten 18 Maj 2016 Kuvendi Komunal i Prishtines e aprovoi vendimin te cilin me aq ngulm (dhe pa asnje arsye ligjore ose procedurale) e kerkonte Ministri i Financave.

Me daten 25 Maj 2016 ky vendim u dergua me Ministrine perkatese per verifikim te ligjshmerise.

Neser me daten 15 Qershor mbahet mbledhja e rradhes e Qeverise se Kosoves dhe ende ky vendim nuk po vendoset ne rend dite, pra garancioni nuk po nenshkruhet.

Minsitri ende po bllokon, ende nuk po nenshkruan, ne fakt po keqperdor detyren zyrtare.