Veshi këto pantollona, dënim i pabesueshëm për portierin
Një pezullim i ri në futboll i padëgjuar më parë. BBC raporton se portieri iranian Sosha Makani është pezulluar për 6 muaj, për shkak të veshjes.
Sport
Një foto e portierit të klubit Persepolis, ku ai është fotografuar duke veshur një palë pantallona të verdha, ka irrituar autoritetet iraniane.
Në Iran ka ligje shumë strikte për veshjen, por askush nuk e mendonte se të vishesh si personazhi i kartonëve të animuar Spongebob qenka krim.