Dhjetë thënie nga Muhammad Ali që nuk do të harrohen kurrë
Muhammad Ali ka lënë disa thënie që do të mbahen mend përgjithmonë.

Sport
Përveç faktit se ai konsiderohet si boksieri më i madh ndonjëherë i këtij planeti, Muhammad Ali – i cili sot ka ndërruar jetë – ka qenë një njeri shumë frymëzues, thëniet e të cilit jetojnë dhe do të jetojnë përgjithmonë.
Ja 10 nga thëniet e tij më frymëzuese:
- Kampionet nuk bëhen në palestër. Kampionet bëhen nga diçka që ata e kanë thellë brenda vetës: nga dëshira, ëndrra, vizioni. Kampionet duhet të kenë qëndrueshmërinë e minutës së fundit, duhet të jetë të shpejtë, duhet të kenë shkathtësinë dhe vullnetin. Por, vullneti duhet të jetë më i fortë se shkathtësia.
- Unë jam Amerikë. Unë i takojë një pjese të cilën ju nuk do ta njihni. Ama, mësohuni me mua. I zi, me vetëbesim, kryelartë, është emri im, jo i juaji. Është feja ime, jo e juaja, janë synimet e mia, të mijat; mësohuni me mua.
- Ai i cili nuk është mjaft i guximshëm për të rrezikuar, nuk do të arrijë asgjë në jetë.
- Nëse ndonjëherë ëndërroni të me rrihni mua, më mirë zgjohuni dhe kërkoni falje.
- Unë jam më i madhi, më i madhe që ka jetuar ndonjëherë. Nuk e kam asnjë shenj në fytyre.
- Jetoje çdo dite sikur të ishte e fundit, sepse një ditë do të kesh të drejtë.
- Unë nuk jam më i madhi; unë jam dy herë ma i madhi. Unë jo vetëm që i sulmoj ata, unë edhe fitoj
- Nëse mendja ime është e bindur, dhe zemra ime beson, atëherë mund t’ia dal
- Është shumë e vështirë të përulesh, kur jeni aq i madh sa jam unë
- Qëllimi im ka qenë ta bëj Amerikën e madhe, kështu që unë e mposhta rusin dhe e shkela polakun dhe për Amerikën e fitova medaljen e artë. Grekët më thanë që jam më i mirë së Cassius i vjetër.