Tri motrat identike do të hyjnë në histori!
Leila, Liina dhe Lily Luik nga Estonia kanë një tregim të jashtëzakonshëm.

Sport
Leila, Liina dhe Lily Luik nga Estonia do të hyjmë në histori të Lojërave Olimpike kur do të ballafaqohen si kundërshtare në maratonën e femrave në Rio.
Dy motra binjake në një ngjarje është një tregim i rrallë në nivelin e Olimpiadës.
Por, Luik janë trineqet e para identike që do të garojnë mes vete, përcjell “Lajmi.net”.
Motrat bionde me sy të kaltër nga qyteti Tartu në jug të Estonisë, 30-vjeçe, filluan të vrapojnë në distancë të largët nga mosha 24.
“Ne kemi qenë aktive nga fëmijëria, na pëlqen vallëzimi, ne duam të jemi aktive dhe për këtë arsyje kemi filluar të merremi me sport në mënyrë profesionale”, u shpreh Lily.