Karaxhiq mbetet në burg

Tribunali për krime lufte i Kombeve të Bashkuara në Hagë ka hedhur poshtë një kërkesë të mbrojtjes së ish-presidentit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, për ta liruar atë përkohësisht.

Lajme

31/05/2016 19:32

Balkan Insight raporton se Theodor Meron, kryetar i Mekanizmit për Tribunale Ndërkombëtare – një institucion i krijuar për të përmbyllur punën e Tribunalit të Hagës – ka hedhur poshtë propozimin e Karaxhiqit të martën, duke thënë se ekziston mundësia që ai të arratiset, transmeton Gazeta Expresss.

Meron ka thënë në vendimin e tij se Karaxhiq ka thënë se planifikon të jetojë në Republikën Serbe, por se vetëm Serbia ka ofruar garanci se Karaxhiq do të kthehet në Hagë, ndërsa Republika Serbe dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë bërë një gjë të tillë.