VV mund të ribashkohet me dy partitë opozitare (Video)
"Marrëveshja e demarkacionit në versionin aktual është e papranueshme dhe rrjedhimisht ne do të mobilizohemi dhe do ta bëjmë të pamundurën që ta ndalim ratifikimin e kësaj marrëveshje”.
Lajme
Kështu është shprehur anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Zgjim Hyseni në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.
“Është e pakuptueshme se si qeveria po insiston ta ratifikojë demarkacionin në këtë formë kur e kemi parasysh që edhe vet pala tjetër (Mali i Zi) ka shprehur gatishmëri që ta rishikojë këtë marrëveshje”, ka thënë Hyseni.
Ai ka thënë se demarkacioni duhet të kundërshtohet si brenda kuvendit ashtu edhe jashtë tij.
Hyseni nuk e ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit të opozitës para zgjedhjeve të reja nacionale.
“Ne mendojmë që është i mundur ribashkimi i opozitës. Opozita kur është bashkuar është bashkuar në rezistencë kundër demarkacionit dhe asociacionit. Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bashkëpunojë më këto për t’i ndaluar këto marrëveshje”, ka deklaruar Hyseni.
Hapi i parë që garanton që mund të ecë procesi mbarë i demarkacionit, sipas tij, është një veprim i qeverisë i cili tregon që ata janë në gjendje të tërhiqen nga marrëveshja aktuale
Hyseni ka treguar nëse Vetëvendosje ka kontakte apo jo me AAK-në dhe NISMA-n siç ka folur edhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Po ashtu ai ka treguar nëse do të zgjidhet apo jo kryetari i ri i Vetëvendosjes në procesin zgjedhor në të cilën ndodhet kjo Lëvizje.