Arrijnë në Prishtinë protestuesit e parë (FOTO)
Protestuesit që do të marrin pjesë në protestën e thirrur nga AAK dhe Nisma tashmë kanë filluar të arrijnë në Prishtinë.
Lajme
Para Sheshit 21 kanë arritur autobusët e parë nga komunat tjera të Kosovës.
Protesta është paraparë që të fillojë në orën 14 në sheshin “Skënderbeu”.
Protesta do të mbahet për të kundërshtuar dy marrëveshjet, Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni me Malin e Zi.
Për dallim nga herët e kaluara kësaj radhe protesta do të mbahet pa Lëvizjen Vetëvendosje./Kp