“Ky futbollist do ta fitojë Pichichin”

"Marca" është e bindur që Luis Suarez do ta fitojë "Pichichin" në fund të sezonit.

Sport

29/04/2016 17:35

Gazeta madriliene ka shkruar që uruguaiani tashmë e ka në duar epitetin e golashënuesit më të mirë të Spanjës.

Tetë golat në dy ndeshjet e fundit kanë bërë që ai të ketë 34 gola në krye të klasifikimit, tri më shumë se Cristiano Ronaldo që është i dyti me 31, përcjellë “Lajmi.net”.

Lëndimi i Ronaldos dhe mungesa e tij në fundjavë i jep një tjetër rast Suarezit që të shkëputet dhe të mbyllë përfundimisht dilemat.