Nga Barcelona vjen lajmi i sezonit për Realin
Një shkrim i botuar në gazetën katalunase "Mundo Deportivo" i ka gëzuar jashtë mase tifozët e Real Madridit.
Sport
Sipas gazetarit Manuel Bruna, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema do të luajnë kundër Manchester Cityt në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Ligës së Kampionëve.
Në grup ka optimizëm sidomos për Ronaldon, i cili ka punuar shumë mirë këto ditë dhe faza rehabilutuese garanton prezencën e tij të mërkurën, përcjellë “Lajmi.net”.
Gjithsesi, gjithçka mbetet të vendoset nga trajneri Zinedine Zidane, i cili sot në konferencën për shtyp ka theksuar që nuk do të rrezikojë me asnjërin prej yjeve.