Shqiptari bën për spital italianin
Një 25-vjeçar italian është goditur me shkop në kokë nga një shqiptar duke përfunduar në spital.

Lajme
Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje dhe ka ndërhyrë edhe Policia në Casine di Ostra.
25-vjeçari nga Trecastelli,vendosi të ndërhyjë për të shpëtuar mikun e tij, të cilin shqiptari e goditi fillimisht me grusht.
Ai ra në pa ndjenja në tokë dhe më pas u dërgua menjëherë në spital në gjendje kritike. Hetuesit janë vënë në kërkim të agresorit shqiptar, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.