Temperaturat verore po fillojnë, ky është parashikimi i meteorologëve

Nga sot, temperaturat pritet që vazhdimisht të shënojnë ngritje. Fundjava dhe java e ardhshme do të karakterizohet me temperatura mbi 20 gradë, edhe pse nuk do të mungojnë edhe reshje të vogla shiu.

Lajme

28/03/2016 11:32

Profesori i Meterogjisë Sylë Tahirsylaj, ka thënë për lajmi.net. se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit mesatar, ku pritet të mbretërojë mot me intervale kohore më të gjata me diell si dhe temperatura më të larta gjatë kësaj periudhe kohore.

“Do të jetë një mot i mirë dhe shumë i pranueshëm për florën dhe faunën”.

“Nga fundi i javës pritet të ketë reshje shiu por jo të integritet të lartë, janë vlera mesatare dhe deri në fund të javës do të shkoj deri 22 gradë celsius maksimalja, do të ketë diell më të fortë”, tha Tahirsylaj.

Ai gjithashtu bëri të ditur se reshjet e shiut gjatë fundjavës nuk paraqesin dëme e as ndonjë problem për të mbjellat me kultura të ndryshme.

“Do të ketë erëra nga jugu dhe jugperëndimi jo më e shpejtë se 25km/h, do të jetë mot i mirë edhe për kulturat bujqësore përkatësisht pemëtari që do të thotë se nuk do të ketë shkallë dëmtimi mbi to”.

Tash kur po shkojmë drejtë stinës së verës, profesori Tahirsylaj, tha se temperaturat gjatë stinës së nxehtë, nuk do të jenë edhe aq të larta sa për të qenë të papërbasllueshme.

“Vera do të jetë me vlera mesatare, nuk do të jetë një verë ekstreme meqenëse, ky është një vit i brishtë dhe nuk priten temperatura të larta klimatologjike mbi vendin tonë, por verë e ngrohtë dhe e përballueshme”. /lajmi.net