Arrestohet murgesha 78 vjeçare, kapet në flagrancë duke vjedhur (VIDEO)

Agnes Pennino, e njohur si motra më e vjetër në një manastir në Danville, kapet nga kamerat e sigurisë duke vjedhur gjëra ushqimore dhe higjienike.

Fun

18/03/2016 08:45

Menaxheri i dyqanit ka thënë se ajo ka vjedhur kafe, disa ushqime të kripura dhe shampon me disa gjëra tjera të tualetit, këto në vlerë 23 dollarësh, transmeton lajmi.net.

Megjithatë menaxheri dhe punëtorët kanë thënë se kanë pasur shumë raste kur kanë parë përmes kamerës njerëzit duke vjedhur gjëra, megjithatë është hera e parë që kanë dashur ta shfaqin në media, e kjo vetëm sepse ajo është një murgeshë dhe një gjë e tillë është e pafalshme.

“Nuk mund ta besojë që një murgeshë mund të bëjë diçka të tillë”, ka thënë menaxheri i dyqanit.

Policia ka bërë të ditur se ajo është kapur pasi është kthyer në manastir, dhe kanë thënë se nëse ajo shpallet fajtore do të paguajë një gjobë të majme parash. /Lajmi.net

YouTube player