Arrestimin e inspektorit të komunës e lidhin me pronat e vëllait të Hashim Thaçit
Për arrestimin e Salih Zybës, inspektorit të komunës së Prishtinës, drejtori për Urbanizëm në këtë komunë Liburn Aliu, po fajëson shtetin dhe presidentin në ardhje Hashim Thaçin.
Lajme
Aliu, thotë se Zyba është ndër më meritorët për ndalim të ndërtimeve pa leje, dhe me punën e tij i ka caktuar edhe afatin për lirim të pronës siç thotë ai, kompanisë uzurpatore, e cila është pronë e vëllait të Hashim Thaçit.
“E dimë që kanë urrejtje për Salihun, sepse me të uzurpimet dhe ndërtimet pa leje i takojnë të kaluarës, por duhet ta kenë të qartë se nuk mund ta ndalojnë as Salihun e as komunën me arrestime. Pronën e uzurpuar ata do ta lirojnë sepse ajo është publike me apo pa arrestimin e Salih Zybës”, ka shkruar Aliu në Facebook. /kp