Çfarë bën e gjithë klasa për shokun është një mrekulli e vërtetë (FOTO)
6 vjeçari Zejd Coralic nga Sarajeva, Bosnjë, është i shurdhër.
Bota
Vitin e kaluar nëna e tij kishte vendosur ta dërgoj atë në një shkollë normale, por ai nuk ndihej i lumtur pasi që nuk mund të komunikonte me askënd.
Mësuesja Sanela Ljumanovic, kishte provuar ta ndihmojë atë me disa truqe të saj dhe kishte provuar të komunikoj me të, por asgjë s’kishte mjaftuar, raporton lajmi.net.
Prandaj, ajo kishte vendosur që të ua mësoj të gjithë klasës ku gjendej Zejd gjuhën e shenjave, që pastaj të gjithë të mund të komunikonin.
Pas 3 muajve, të gjithë nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore’ Osman Nakas’, e kishin kryer kursin bazik të gjuhës së shenjave, transmeton lajmi.net.
Nëna e tij, Mirzana Coralic, kishte thënë për Zejd se tani ai shkon me qejf në shkollë sepse është shumë i lumtur dhe i motivuar.
Shokët e Zejd e duan gjuhën e shenjave aq shumë saqë kanë filluar të ua mësojnë edhe prindërve të tyre në shtëpi, transmeton lajmi.net.
Mësuesja e Zejd, tani shpreson ta propozoj gjuhën e shenjave për ta futur në plan mësimor pasi që e ngrit vetëdijesimin e fëmijëve për njerëzit që nuk dëgjojnë. /lajmi.net