Sot është dita ndërkombëtare e Nutella-s, ja 10 fakte interesante rreth saj
Sot është dita ndërkombëtare e Nutella-s, por a i dini 10 fakte interesante në lidhje me këtë produkt?

Fun
1. Produkti i quajtur Nutella, është krijuar nga një qytetar italian i quajtur Pietro Ferrero. Ajo u krijua në vitin 1940. Krijimi i Nutella’s u bë si alternativë e lirë e çokollatës gjatë Luftës së Dytë Botërore. E krijuar në kombinim me kakao dhe lajthi.
2. Produkti filloi të përhapej shumë shpejtë. Shumë shpejt njerëzit filluan ta quanin Superkrema.
3. Emri Nutella, erdhi si rezultat i kombinimit të fjalëve angleze dhe latine, angleze – “nut” (arrë) – latine – “ella” (ëmbël).
4. Emri i Nutella’s u prezantua në vitin 1964. Për herë të parë u shit në Britaninë e Madhe.
6. Në vitin 2012, një propozim francez u bë për rritjen e taksave të vajit të palmës – një nga përpërësit kryesorë të Nutella’s. Amandamenti u bë i njohur si “tatimi Nutella”.
7. Në fillim të vitit 2015, sipas statistikave, një paketim i Nutella’s shitej çdo 2.5 sekonda në të gjithë botën.
8. Në vitin 2013. 5 ton Nutella u vodhën nga një depo në Gjermani. Vlera e tyre ishte 16 mijë euro.
9. Mund të shëtisni të gjithë botën, vetëm më shitjet qe janë bërë gjatë vitit 2013 të Nutella’s.
10. Nutella është krijuar nga kompania Ferrero, e cila drejtohet nga Michael Ferrero, djali i Pietro Ferrero’s. Pietro vdiq në shkurt të vitit 2015. Thuhej se ai ishte personi më i pasur në gjithë Italinë. /GazetaExpress