Kush është Eno Bedalli, bosi i drogës i vrarë mbrëmë në Elbasan
38 vjeçari Eno Bedalli është njëri prej tre viktimave të masakrës që tronditi Elbasanin të mërkurën mbrëma, ku humbën jetën edhe Agron Çapja e Ardit Sanikolli.

Lajme
Po kush është Eno Bedalli?
Miku i Agron Çapjes rezulton të jetë arrestuar në Itali në qershor të vitit 2013, asokohe 35 vjeç, siç shihet edhe në fotografinë e mësipërme. Ai akuzohej për trafik droge në një vlerë prej dhjetë milionë eurosh.
Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës së Astit dhe Val D’Aostas. Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë, në Asti.
Në tërësi Eno Bedalli, së bashku me disa shqiptarë të tjerë trafikuan 31 kilogramë kokainë me vlerë dhjetë milionë euro. Sipas policisë italiane, droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike shpërndahej në Asti, Udine, Breshia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano./shekulli