James – Zidane, ndodh kjo
James Rodriguez më në fund ka shtuar intensitetin e punës në stërvitje, me kërkesë nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Sport
James Rodriguez ka filluar t’i dëgjojë këshillat e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.
Mesfushori kolumbian është kritikuar nga francezi për mungesën e angazhimit në stërvitje.
Por, e përditshmja sportive madrilene “Marca” ka raportuar se Rodriguez më në fund ka shtuar intensitetin e punës në stërvitje, duke kënaqur trajnerin, përcjell ‘Lajmi.net’.
“James do të dalë në skenë në pjesën e mbetur të sezonit”, tha me plot bindje Zidane.