Messi-Neymar, problem i madh për Barcelonën

Lionel Messi dhe Neymar e kanë goditur rëndë Barcelonën në aspektin financiar.

Sport

28/01/2016 18:18

E përditshmja spanjolle “AS”, ka shkruar që Barcelona mund të ketë probleme serioze ekonomike.

Kjo për shkak të pagave stratosferike të dy yjeve, me rrogën e Neymarit që do të ngritet akoma pas rinovimit të kontratës, përcjellë “Lajmi.net”.

Megjithatë, Barcelona ka vendosur të bëjë këtë sakrificë të madhe financiare, pasi që mbajtja e Messit dhe Neymarit në skuadër, është mbi të gjitha.