Gecaj: Më 17 shkrut duhet të ketë festë e jo protestë

Zv/ministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Bajram Gecaj ka thënë se opozita ndihet e dëshpëruar pasi që e kanë parë se nuk e gëzojnë përkehajn e popullit për përmbysjen e qeverisë përmes dhunës së Brigadave të tyre të Kuqe, Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV), e cila tani po tenton që shpëtimin ta kërkoj tek "shoqëria civile".

Lajme

26/01/2016 11:43

Lexoni postimin e plotë:

Opozita e dëshpëruar Duke e parë se nuk gëzojnë përkrahjen e popullit për përmbysjen e qeverisë përmes dhunës së Brigadave të tyre të Kuqe, Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV), tani po tenton që shpëtimin ta kërkoj tek “shoqëria civile”. Kishin zgjedh me “mjeshtri” disa inserte nga përmbajtja, dhe atë kryesisht të përkrahësve të tyre të sprovuar, për të sugjeruar se “shoqëria civile” ishte pro organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, vetëm e vetëm për të ushqyer apetitet e opozitës për të ardhë në pushtet me çdo kusht. Pasi që dështuan të instalojnë kalendarin e tyre me 9 janar, siç kishin propaganduar, tani më së miri do të ishte sikur ta kuptojnë përfundimisht se kalendari i Republikës fillon me 17 shkurt 2008, dhe se në atë ditë qytetarët duhet festuar, e jo protestuar. Me çasjen të cilën e kanë zgjedhur, do të dështojnë me siguri që madje edhe në vitin 2018 të instalojnë çfarëdo kalendari të tyre (politik).