Rregullohet fasada e objektit të Kuvendit e dëmtuar nga protestat e opozitës (Foto/Video)

Fasada e një pjese të objektit të Kuvendit të Kosovës e dëmtuar në një nga protestat e vitit të kaluar të partive opozitare, ka filluar të rregullohet.

Lajme

26/01/2016 11:35

Kjo pjesë e objektit të Kuvendit të Kosovë me fasadë prej çelqi, ishte dëmtuar pasi në të ishte hedhur ngjyrë, por edhe gurë.

Këta punëtorë të angazhuar nga administrata e Kuvendit, fillimisht janë duke bërë pastrimin e ngjyrës, ndërsa më pas me siguri do të bëhet edhe ndrrimi i pllakave të thyera të fasadës. /lajmi.net

12637190_10207563009345718_1913166145_o