Prattipati viziton zyrat e PDK-së, pas takimit me Abdixhikun

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës. Anipse ende s’ka konfirmim zyrtarë nga palët, Prattipati është parë teksa del nga zyrat e kësaj partie. Ndryshe, e njëjta ka zhvilluar takim edhe me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës,…

Lajme

10/09/2026 17:34

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka zhvilluar një vizitë në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës.

Anipse ende s’ka konfirmim zyrtarë nga palët, Prattipati është parë teksa del nga zyrat e kësaj partie.

Ndryshe, e njëjta ka zhvilluar takim edhe me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Këto takime, Prattipati i ka zhvilluar një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, e cila është thirrur për nesër në orën 11:00./Lajmi.net/