Kane në Real Madrid, brenda janarit
Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane do të transferohet në Real Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Sport
Real Madrid dëshiron ta transferojë sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Sipas mediave spanjolle, “Los Blancos” planifikojnë blerjen e reprezentuesit anglez, para hyrjes në fuqi të dënimit të FIFA-së që do t’ua pamundësojë përforcimet deri në verën e vitit 2017, përcjell “Lajmi.net”.
Kane ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Tottenham duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të kërkuar në Evropë.
Dhe, Real Madrid e pret në Santiago Bernabeu.