Kështu kanë vepruar këta 7 persona pasi që kanë fituar lotarinë (Foto)

Nuk e kanë të gjithë një përfundim të lumtur – në fakt, shumë fitues të lotarisë i shpenzojnë ato sa hap e mbyll sytë.

Fun

13/01/2016 09:50

Xhekpoti i së shtunës do ta arrijë vlerën deri në 800 milion dollarë, dhe kjo vlerësohet si shuma më e lartë ndonjëherë.

Por, mundësitë për të fituar janë të pakta, diku rreth një në 292.2 milion, raporton lajmi.net.

Prandaj, derisa të zgjedhet fatlumi i vitit 2016, ne e sjellim një listë me historitë e disa personave që kanë fituar lotari, dhe sesi i kanë shpenzuar ata ato para.

John Kutey kishte ndërtuar një park ujiwaterpark-getty.jpg

Në vitin 2011, si fitues të 28.7 milion dollarëve, Kutey dhe gruaja e tij Linda, kishin vendosur ta ndajnë një shumë të atyre parave për ta ndërtuar një park uji, si nderim ndaj prindërve të tyre, shkruan lajmi.net.

Evelyn Adams i kishte ‘dërguar’ në Atlantic Cityatlantic-city-getty.jpg

Kundër të gjitha mundësive, Evelyn Adams e kishte fituar lotarinë në vitin 1985 dhe 1986, me një shumë prej 5.4 milion dollarëve, transmeton lajmi.net.

Duke u ndjerë me fat, ajo i kishte marrë paratë dhe i kishte shpenzuar në bixhoz.

Sot, ajo nuk ka asnjë cent.

Louise White e kishte krijuar një trust dhe e kishte emëruar sipas desertit të saj me fat

Në vitin 2012, 81 vjeçarja Louise White nga Newport, e kishte blerë një sherbet me ngjyra ylberi tek Stop N Shop, vetëm pak para se ta blinte një tiketë lotarie e cila do t’i sillte asaj 336.4 milion dollarë.

Duke dashur ta nderoj desertin e saj me fat, ajo e kishte krijuar ‘The Rainbow Sherbert Trust’, një trust i cili do të përfitonte familja e saj, transmeton lajmi.net.

Bob Erb e kishte mbrojtur legalizimin e marijuanësmarijuana-getty.jpg

Aktivisti kanadez i kanabisit Bob Erb ishte bërë i pasur në vitin 2012 duke i fituar 25 milion dollarë, pasi që kishte blerë një tiketë lotarie gjatë rrugës për në funeralin e babait të tij në Calgary, transmeton lajmi.net.

Ai kishte qenë duke blerë tiketa lotarie për 43 vite.

Ai ndër shpenzimet e shumta që kishte bërë, gjithashtu i kishte dhuruar 1 milion dollarë për ditën e famshme 4/20, ngjarje vjetore e cila e mbështet legalizimin e marijuanës

Lara dhe Roger Griffiths e kishin blerë shtëpinë e ëndrrave

Në vitin 2006, Griffiths i kishin përdorur 1.8 milion funtet e tyre të fituara nga loto, për ta blerë shtëpinë e ëndrrave, me një çmim prej 670,000 funte, raporton lajmi.net.

Ata gjithashtu e kishin blerë një Porsche dhe dy prona tjera, kishin investuar në gjëra të ndryshme dhe Roberti i kishte shpenzuar 25mijë funte tjera për ta bërë një incizim me bendin e kolegjit të tij.

Fatkeqësisht, 6 vite më pas çdo cent i pasurisë së tyre kishte ikur…

Nigel Willets kishte udhëtuar nëpër botëtravel-miami-getty.jpg

Me mundësi prej 1 në 13,000,000, Nigel willets i kishte fituar 1 milion funte në vitin 2014, raporton lajmi.net.

Ai i kishte shpenzuar këto para për ta udhëtuar botën, duke filluar nga mbulimi i shpenzimeve të 13 anëtarëve të familjes për një pushim në Florida gjatë festave.

George dhe Beryl Ketas ia kishin bërë dhuratë fitimet familjes së tyre – dhe ende blejnë tiketa të lotarisë

lotto-tickets-getty.jpg

Ky çift anglez në vitin 2012 i kishin fituar 3.5 milion funte, e të cilat i kishin ndarë në mënyrë të barabartë me anëtarët e familjes, transmeton lajmi.net.

“Ne iu kemi jap 250,000 funte secilit nga 4 djemtë tanë, 10,000 funte ia kemi jap secilit nip e mbesë, si dhe disa para tjera ua kemi jap motrave tona”, kanë thënë ata për Mirror, transmeton lajmi.net.

Ata ende i kanë disa para – disa prej të cilave shkon për të blerë tiketa lotarie. /lajmi.net