Eto’o zëvendësohet nga ky trajner në Antalyaspor
Samuel Eto’o nuk do të jetë më trajner i skuadrës turke, Antalyaspor.
Sport
Eto’o përveç si lojtar e ka kryer edhe funksionin e trajnerit te skuadra e Antalyasporit për disa ndeshje.
Mirëpo, ai tani është zëvendësuar nga ish ndihmësi i Jose Mourinhos te Chelsea, Jose Morais, përcjell Lajmi.net.
Morais që ishte i lidhur me skuadrën e Swanseas kohëve të fundit, ka punuar me Mourinhon edhe te Real Madridi dhe Interi.
Kamerunasi e drejtoi skuadrën turke në pesë ndeshje, duke i fituar dy, humbur dy dhe barazuar në njërën prej tyre.
Ai do të vazhdojë të mbetet lojtar i Antalyasporit.