Dashuri e vërtetë – qëndron me të dashurën deri në 4 të mëngjesit për një arsye të dhimbshme (Foto/Video)
Kur ju e dashuroni dikë, ju do bëni çmos për atë.

Fun
Qoftë nëse është fjala për ruajtjen e një cope pice sepse e dini sa e çmueshme është për ata, apo edhe të e përkrahni në çdo gjë sepse e dini që ka nevojë.
Por një djalosh nga Florida, Kylle Cota, e tejkalon limitin e të bërit çdo gjë për partnerin.
E dashuria e Kylle, Kortney Reid, është me diabet dhe ai brengoset shumë për të.
Si rezultat i kësaj, ai qëndron deri në 4 të mëngjesit çdo natë për tu siguruar se ajo është mirë dhe për të ia matur nivelin e shtypjes së sheqerit, transmeton lajmi.net.
Brengosja dhe kujdesi për të dashurën ndikon që ky të mos bëjë gjumë të mjaftueshëm dhe të mirë.
Një video e postuar me 27 dhjetor e tregon rutinën e hershme të Kyle, ku edhe mund të shihet se çfarë bën ai për tu siguruar se e dashura e tij është e sigurt dhe e shëndetshme.
Këtë video, lajmi.net e sjellë për ju më poshtë:
/lajmi.net