Real Madrid kërkon ish futbollistin e Barcelonës
Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Sport
Real Madrid është në kërkim të një sulmuesi të ri. “Los Blancos” kanë identifikuar një futbollist që mund të jetë i dobishëm në Santiago Bernabeu.
Sipas të përditshmes britanike “Daily Telegraph”, Real Madrid ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Ish sulmuesi i Real Madridit është një prej futbollistëve kryesorë të “Gunners”.
Por, mbetet të shihet se a mund t’i rezistojë një oferte nga gjiganti madrilen, që bëhet gati për largimin e Cristiano Ronaldos, ose Gareth Bale, pas përfundimit të këtij sezoni.