AKP e vetme formon qeverinë në Turqi
Në zgjedhjet që janë mbajtur sot në Turqi, ka dalë fituese partia AK (AKP), e cila ka qenë në qeverisje edhe deri tash.

Bota
Zgjedhjet legjislative që janë mbajtur sot, kanë nxjerrë si fituese partinë që ka qeverisur deri tash, e cila kishte dështuar të marrë vota të mjaftueshme për ta formuar qeverinë në zgjedhjet e kaluara.
Pas afro gjashtë-muajve pa qeveri dhe pas dështimit të formimit të koalicionit qeverisës, sot u mbajtën zgjedhjet legjislative.
AKP ka arritur të sigurojë 49.36 për qind të votave, dhe me këtë rezultat ka arritur të “rezervojë” 316 vende në kuvend.
Gjithnjë sipas rezultateve jozyrtare, AKP ka fituar të drejtën për ta formuar qeverinë e vetme, ngaqë ka numër të mjaftueshëm të deputetëve.
Vlen të theksohet se numri i deputetëve që nevojitet për ta formuar qeverinë pa koalicion është 276.
Në këto zgjedhje morrin pjesë 16 parti të ndryshme/lajmi.net