Berat Buzhala akuzohet nga EULEX-i

Burime të portalit parrotlla.net, bëjnë të ditur se prokuroria e EULEX-it, është duke përgatitur një akuzë shumë të rëndë ndaj njërit prej pronarëve të portalit Express, Berat Buzhala.

Lajme

29/10/2015 18:00

Buzhala, përpos si gazetar, njihet edhe si ish- deputet i Partisë Demokratike të Kosovës  ë Kuvendin e Kosovës.

Opinioni shqiptar ndoshta ka menduar që Buzhala do të ftohej nga Prokuroria Speciale rreth deklaratave që ka bërë në Kuvend, për ndodhitë gjatë luftës, mirëpo në fakt, ai akuzohet për diçka krejt tjetër.

Prokuroria e EULEX-it për krime të luftës, e akuzon Buzhalën se ai në një ditë të caktuar, e ka ndihmuar ish- komandantin e zonës operative te Drenicës, Sami Lushtakun, të arratisej nga Spitali i Prishtinës, për çka ishte bërë shumë bujë, raporton portali parrotlla.net

Buzhala tani më është marrë në pyetje si i dyshuar, si dhe ai ka angazhuar një avokat vendor.

Pritet që në aktakuzë të përfshihen edhe persona të tjerë, në mesin e tyre edhe djali i Sami Lushtakut, Mergim lushtaku, i cili ka marrë ftesë për intervistë nga Prokuroria.

Ndryshe, parrotlla është pronë e gazetarit Milaim Zeka i cili gjithashtu është i akuzuar nga EULEX për zbulim të identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur në një nga rastet gjyqësore për krime të luftës.