Zenit kërkon Falcaon
Zenit St Petersburg është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Chelseas, Radamel Falcao.

Sport
Radamel Falcao mund të largohet nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi rus, Zenit St Petersburg ka shprehur interesim për transferimin e tij, në formë të huazimit.
Reprezentuesi kolumbian iu bashkua kampionit të Premierligës në formë të huazimit nga Monaco.
Por, ka dështuar të lë gjurmë me paraqitjet e deritashme në Stamford Bridge.
Andaj, Zenit beson se mund ta bind që të provojë një përvojë të re në Rusi.