Ky venezuelian do të ju shokojë me madhësinë e këmbës (Foto)
Jeison Orlando Rodriguez Hernandez është një 20-vjeçar nga Venezuela i cili ka këmbët më të mëdha në botë.
Fun
Gjatë një interviste me NowThis, ai rrëfeu disa prej vështirësive që ai i kishte për shkak të gjendjes së tij të veçantë – duke thënë se atij iu desh që të krijonte vetë një palë këpucë për madhësinë e këmbës së tij, pasi që nuk gjente të tilla për t’i blerë.
Pas kryerjes së disa skanimeve mjekësore, mjekët arritën në përfundim se ai kishte një hipofizë tepër aktive që shkaktoi rritjen e tepruar të këmbëve të tij, transmeton lajmi.net.
Për fat të keq, Rodriguez u përball me shumë vështirësi në disa situata në shkollë, pasi u diskriminua gjatë gjithë kohës.
Rodriguez më pas morri një palë këpucë nga një këpucëtar gjerman dhe u vizitua nga përfaqësuesit e Rekordeve Guiness të cilët e futën në librin e rekordeve. (lajmi.net)