Orari i ndeshjeve në Euro 2016

Përballja hapëse do të zbresë në fushë Francën si vend organizator mbrëmjen e 10 qershorit 2016, në orën 21:00.

Sport

15/10/2015 15:48

Të gjithë janë në pritje të 4 ekipeve të fundit që do të sigurojnë pjesëmarrjen në Euro 2016, teksa UEFA ka përcaktuar prej kohësh oraret kur do të luhen ndeshjet e Evropianit.

Përballja hapëse do të zbresë në fushë Francën si vend organizator mbrëmjen e 10 qershorit 2016, në orën 21:00, shkruan “Albeu.com”.

Takimet e grupeve dhe të 1/8-ve do të luhen në orën 15:00, 18:00 dhe 21:00, kurse nga çerekfinalet e më tej ndeshje do të ketë vetëm në orën 21:00.

Finalja do të luhet më 10 korrik në “Stade de France” po në orën 21:00.