Ragip Xhaka: Shqipëri – Zvicër, ja për kë do të jem tifoz
Babai i Taulant Xhakës dhe Granit Xhakës, Ragipi ka folur për ballafaqimin e mundshëm mes Shqipërisë dhe Zvicrës në Euro 2016.

Sport
Njeriu e ka të vështirë të arrijë. Sigurisht ai shpreson shumë. Por, çdokush dëshiron të bisedojë me të. Dëshiron të dije se si është të jesh baba i dy djemëve, të cilët janë kualifikuar me dy Kombëtare të ndryshme në Kampionatin Evropian. Granit (23) me Zvicrën, për të cilën për babain e tij, Ragipin është shtëpia e dytë. Taulanti (24), u kualifikua me Shqipërinë, vendi me prejardhjen e tij, shkruan Blick.ch.
“Nganjëherë unë nuk mund të besojë se çfarë po ndodh. Unë jam njeriu më i lumtur në botë”, thotë Ragipi për Blick, përcjell GazetaOlle.com.
25 vjet më parë, ai erdhi si refugjat politik në Zvicër, së bashku me gruan e tij, Elin. Ai punonte si një kopshtar peisazhi, kurse ajo pastronte. Asnjëherë të dy nuk e kishin imaxhinuar ditën e sotme, se djemtë e tyre do të bëhen yje, e sidomos faktin që të dy do të përfaqësojnë vende të ndryshe në një Kampionat Evropian.
Përballja mes tyre mund të ndodh në Francë, pasi Zvicra ndodhet në vazon 2, kurse Shqipëria në vazon 4. A e shpreson edhe këtë Ragipi? “E kam një ndjenjë të mirë se kjo nuk do të ndodh. Dhe, nëse ndodh, atëherë unë do të jem neutral”.
Në mars 2012, një përballje e tillë ndodhi kur u takuan Basel dhe Grasshopers. Ragipi ishte në stadium dhe bëri tifo për Baselin. “Sepse isha tifoz i Baselit dhe e dija se Taulanti do të kthehej te Baseli”.
Në ekipet kombëtare ata asnjëherë nuk kanë luajtur mes vete. “Unë jam krenar për të dy bijtë e mi”, përfundon Xhaka.