Rusia në prag të mposhtjes së ISIS-it, militantëve po u mbaron municioni

Avionët luftarakë rusë kanë kryer 41 fluturime dhe kanë kryer 40 sulme kundër grupit terrorist Shteti Islamik, gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë ministria e Mbrojtjes së Rusisë, shkruan Express nga Britania, transmeton lajmi.net.

Bota

15/10/2015 09:19

Sulmet janë kryer në disa zona të kontrolluara nga ISIS në Siri, në provincat Aleppo, Hama, Idlib, Latakia dhe Deir ez-Zur.

Fushata e bombardimeve të Rusisë ndaj të ashtuquajturit kalifat islam, në Siri dhe Irak, ka filluar më herët gjatë këtij muaji.

Gjemerali, Igor Konashenkov, i cili është zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, tha se avionët bombardues Sukhoi Su-24M kanë kryer sulme ajrore kundër terroristëve afër qytetit Aleppo, transmeton lajmi.net.

“Sulmet ajrore kanë goditur disa punëtori të përdorura nga grupi terrorist, ku kanë kanë mbajtur armë, makineri dhe eksplozivë, të cilat i përdornin për të kryer sulme vetëvrasëse me bombë”.

Avionët bombardues të tipit Sukhoi Su-34 dhe Su-24M kanë sulmuar bazën ajrore Khmeimim e cila gjendet në Latakia, gjithashtu janë sulmuar edhe avionët e terroristëve”.

ISIS 1

Gjithashtu gjatë një sulmi të forcave ruse është shkatëruar një depo me armë dhe me furnizime të naftës. Po ashtu, ministria e Mbrojtjes së Rusisë njofton se kanë shkatërruar një qendër trajnimi të militantëve në provincën Idlib.

Raportimet thonë se Rusia është “në prag të mposhtjes së ISIS-it” për shkak se militantëve po iu harxhohen furnizimet ushtarake. E kjo krejt po ndodhë për shkak se Rusia po sulmon pikërisht depotë ku ISIS mbanë furnizimet me armë.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar zyrtarët amerikanë se kanë “nuk kanë tru”, pasi ata refuzuan që t’ia dorëzojnë informacionet e inteligjencës lidhur me caqet se ku ndodhen militantët e ISIS-it.

“Pastaj ne menduam që t’ua bënim edhe një pyetje: ‘A mund të na tregoni se ku ne nuk duhet që të sulmojmë? Përsëri, asnjë përgjigje. Pra, çka të bëjmë ne në këtë rast?”, u shpreh Putin.

Uashingtoni dhe aleatët e saj kanë sugjeruar se Rusia është duke kryer sulmet ajrore për të mbrojtur regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad dhe se qëllimi i sulmeve ruse nuk është që të mposhtet ISIS-i.

ISIS2

Por Putin u kundërpërgjigj, duke thënë se shteti i tij do që të “kontribuojë në luftën kundër terrorizmit” e cila po kërcënon “gjithë botën”. /lajmi.net/