Një DJ sulmohet rëndë në apartamentin e tij, e gjithë ngjarja kapet nga kamerat e vëzhgimit (Foto/Video)

Një DJ britanik është sulmuar nga një person i panjohur në apartamentin e tij në bllokun Ibiza, duke mbetur me lëndime të tmerrshme në fytyrë.

Bota

14/10/2015 10:38

YouTube player

Kenny McSween ishte viktima e cila ka përjetuar sulmin e tmerrshëm prej 20 minutave, transmeton lajmi.net.

Viktima ka thënë se sulmuesi pos grushteve edhe e ka kafshuar në fytyrë, si dhe ‘ka hungëruar sikur një kafshë e egër’.

Sulmi zgjatë aq shumë saqë sulmuesi psikopat shihet duke e zhveshur xhaketën e tij për ti fshirë djersit në ballin e tij, para se të vazhdonte prapë me të rrahurat.

Por policia pasi që kishte shkuar në vend të ngjarjes e kishte prangosur Kennyn dhe e kishte lënë sulmuesin të ikte.

Kenny McSween attack

38 vjeçari ka shtuar se nuk e ka idenë se pse është sulmuar, por policët më vonë i kanë treguar se atë e kishin ngatërruar me një njeri të bezdisshëm.

“Unë sinqerisht fillova të mendoj se ai është duke provuar të më vras. Unë ndihem sikurse kam hyrë në 12 runde boksi me Mike Tyson.” Ka thënë DJ.

“Fytyra ime filloi të fryhet sikurse një balon përderisa unë po rrjedhja gjak nga vendet ku ai më kishte kafshuar”, ka shtuar ai.

Kenny McSween attacked

Kenny McSween attack

Kenny, i cili ka qenë një DJ në Ibia tash e dy vite, është një fytyrë e njohur në skenën muzikore, bashkë me partnerin e tij Sian Edwards.

Sulmi i tmerrshëm kishte ndodhur në recepcionin e kompleksit banesor të Palmeras në San Antonio, aty ku jetonte ai.

Kamerat vëzhguese kanë kapur rreth 10 minuta të sulmit të dhunshëm që kishte ndodhur.

Kenny kishte thënë se sulmuesi fillimisht e kishte ndalur atë dhe i kishte thënë se ishte një polic.

Ai ka shtuar: “Ai më është afruar në hyrjen e apartamentit tim pastaj më ka pyetur se çfarë bëja aty ndërsa unë i kam thënë se këtu jetoj.”

Kenny McSween Ibiza

“Aty ai më kishte thënë se ishte një zyrtar policor dhe më kishte mbështetur në muri. Unë pastaj kisha menaxhuar që të iki disi.”

Incizimet e kamerës së vëzhgimit tregojnë se si ai ishte munduar ta mbronte veten nga grushtet e tmerrshme të sulmuesit që ishin drejtuar drejt fytyrës dhe trupit të tij.

Ai thotë se kur policët kishin arritur e kishin arrestuar Kennyn dhe e kishin mbajtur të shtrirë për dyshemeje.

Ai pastaj ishte dërguar në spital dhe ishte qepur 7 herë.

Kenny McSween attack

Kenny thotë se ka folur me Mbrojtjen e Civilëve, Policinë Kombëtare si dhe me shumë autoritete lokale por ende nuk ka marrë ndonjë informacion rreth investigimit.

Ai beson se sulmuesi jeton në atë bllok të apartamenteve por është i frikësuar për sigurinë e tij dhe është shpërngulur në Londër.

“Në Ibiza, nëse dy meshkuj janë duke u rrahur, policia shikon anash. Nëse asnjëri nuk dëshiron të padis tjetrin, atëherë ata nuk reagojnë. Por unë dua ta padis atë dhe askush nuk është duke më ndihmuar”, ka thënë Kenny.

“Unë kam hasur në sulmuesin disa herë pas sulmit, dhe unë mendoj se ai jeton në atë kompleks banesor.” Ka shtuar ai.

Një zyrtar i Ambasadës Britanike ka deklaruar se: “Ne jemi të informuar për një incident në Ibiza i cili përfshin një britanik dhe një anëtar të familjes së tij. Stafi jonë e kishte të pamundur të fliste drejtpërdrejtë me individët për shkak të mungesës së kontakteve por ne jemi gati ti mbështesim për çfarëdo gjëje, nëse kështu kërkohet.” /Lajmi.net